Miliarderët francezë dhurojnë shumën e çmendur për rindërtimin e Notre Dame

Miliarderët francezë dhurojnë shumën e çmendur

Financimi për rindërtimin e Notre Dame po rritet me një ritëm spektakolar duke shkuar në rreth 500 milionë dollarë. Bizneset dhe miliarderët në Franë po kontribuojnë me shuma marramendëse.

Donacioni i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanné, në një postim në Twitter tha se do japë 100 milionë euro për rindërtimit e katedrales.

Dy familjet më të pasura në Francë kanë premtuar se dhurojnë 300 milionë euro për rindërtimin e katedrales, që u shkrumbua nga flakët.

Miliarderi François-Henri Pinault dhe babait i tij Francois Pinault ishin të parët që dolën thanë se do jepnin  100 milionë euro nga kompania e tyre, Artemis, për të ndihmuar në financimin e riparimeve.

Pinault, shef ekzekutiv i grupit Kering, i cili zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, tha në një deklaratë: "Kjo tragjedi prek të gjithë francezët dhe gjithkush dëshiron ta rikthejë jetën sa më parë në këtë xhevahir të trashëgimisë sonë."

Ishte më pas manjati francez, Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH, i cili premtoi se do dhurojë 200 milionë euro.

LVMH e quajti katedralen një "simbol të Francës, trashëgiminë dhe unitetin e saj".

Shuma e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit është deri më tani 401 milionë euro.  Ndërsa bashkia e qytetit të Parisit do financojë 50 milionë euro për katedralen duke e çuar shifrën totale në  451 milionë euro.

Zjarri nisi rreth orës 18:30 të hënën dhe shpejt arriti kulmin e katedrales, duke shkatërruar dritaret e qelqit dhe brendësinë e drurit, përpara se t’i rrëzonte majën.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike,  850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia iu shembën.

Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite. Shkaku i tij mbetet ende i paqartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e rinovimit.

EMISIONET