Miley Cyrus iu është përgjigjur thashethemeve se martesa e saj me Liam Hemsëorth ka marrë fund duke festuar përvjetorin e 10-të së bashku.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme u martua me aktorin në dhjetor 2018.

Por mediat raportuan se çifti kishte probleme. Megjithatë Miley nuk është njeri që i merr qetë dhe nuk reagon në lidhje me thashethemet që qarkullojnë rreth saj.

Ajo festoi 10-vjetorin e lidhjes me 29-vjeçarin duke postuar një screenshot nga një artikull që shkruante se çifti po shkonte drejt ndarjes.

Ndërsa në përshkrimin e fotos shkroi: "Gëzuar 10 vjetorin e dashuria ime."

26-vjeçarja dhe Liam u takuan në vitin 2009 kur luanin së bashku në filmin The Last Song.

Luajtja e rolit të dy të dashuruarve në ekran, i çoi ata në një romancë jashtë kamerave dhe më pas drejt martesës.

Por historia e tyre e dashurisë përfundoi për pak kohë kur Liam dhe Miley vendosën të ndaheshin në vitin 2013.

Ata më pas vendosën të ktheheshin bashkë dhe dashuria e tyre ka qenë shumë e fortë se kurrë që nga ajo kohë.


/Ora News.tv/