Milan "troket" me zarf në dorë, Arsenal jep përgjigje për mesfushorin

Milan "troket" me zarf në dorë, Arsenal jep përgjigje

E ardhmja e Lucas Torreira është e lidhur ngushtë me Milanin. Mesfushori uruguajan po kërkohet me ngut nga skuadra italiane, e cila e konsideron ish-talentin e Sampdorias si idealin për tu ringritur.

Madje sipas asaj që raporton "Metro", kuqezinjtë kanë përpiluar edhe ofertën e para për Arsenalin. Një zarf me 38 milionë euro ka përfunduar në dyert e klubit anglez, por kjo ofertë duket se nuk bind "topçinjtë", të cilët nuk janë të gatshëm të privohen nga shërbimet e 23 vjeçarit.

Futbollisti i lindur në Fray Bentos vlerësohet nga Arsenali me vlerën e 55 milionë eurove, shifër shumë e largët nga ajo që ofron Milani dhe ajo që ka paguar në arkat e Sampdorias. Vetëm një sezon më parë, anglezët paguan 30 milionë euro te klubi gjenovez.

EMISIONET