Pavarësisht vështirësive që Milan është përballur në merkato ajo lëviz vendosmërisht në treg. Pas Halilovic, kuqezinjtë janë në ndjekje për të përforcuar qendrën e sulmit. Objektivi i , edhe pas 1 viti, mbetet bomberi i Serie A, Ciro Immobile.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, sot drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli, kanë drekuar sëbashku me agjentin e sulmuesit të Lazios. Ai ka pranuar për transferimin e lojtarit, ndërkohë që Milan i ofron një pagë më të lartë se sa merr tek bardhekaltërit.

Pengesa e vetme do të jetë padyshim trajneri i Lazios, Lotito i cili mund të kërkojë të paktën 60 milionë euro, një shifër që nuk do të pranohej lehtë nga Milan.

/Ora News.tv/