Kriza ekonomike ka goditur Milanin, me klubin kuqezi që ka pësuar një humbje prej 126 milion euro gjatë periudhës  1 korriku 2017-30 qershorit 2018.

Një shifër tepër e lartë për një klub që ka fituar 7 herë Champions League dhe ka ndryshuar 3 presidenca brënda 3 viteve të fundit. Në sezonin  e shkuar humbjet ishin më të ulëta, me Milanin që humbiste 53 milion euro më pak se gjatë sezonit të fundit. Nga ana tjetër, të ardhurat u rritën nga 212 milion euro në 255 milion euro, ndonëse shpenzimet u rritën në 354 milion euro, duke shënuar një rritje prej 22.7% nga 273.9 milion euro.

Bilanci i gjendjes, i cili duhet të miratohet nga Elliott Management gjatë takimit të aksionerëve të Rossonerëve më 25 tetor, është i pari dhe i fundit i epokës Li. Biznesmeni kinez dështoi në një hua që i detyrohej Elliotit, i cili që atëherë ka marrë kontrollin e klubit italian.

/Ora News.tv/