Milan ka kryer goditjen e parë në merkaton e kësaj vere.

Klubi kuqezi ka arritur akordin me Empolin, për të lënë të lirë mesfushorin kreativ, Rade Kruniç. Lajmi bëhet i ditur nga "Gazzetta dello Sport", që shkruan se 7 herë kampionët e Europës kanë bërë një marrëveshje dhe mund të ratifikohet që nesër me një kosto prej 6 milionë euro, plus 2 milionë bonuse sipas performancës.

Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 1.2 milionë euro për sezonin. Boshnjaku ndiqej nga skuadra si Watford, Torino dhe Eintracht Frankfurt, por prestigji që gjen te Milan e ka bindur Kruniç për të firmosur.

25-vjeçari luajti në 33 ndeshje të Seria A këtë sezon, duke kontribuar me 5 gola dhe shtatë asiste.

/Ora News.tv/