Mikrofoni që dridhej shkakton batuta dhe të qeshura mes Bashës dhe gazetarëve

Mikrofoni që dridhej shkakton batuta dhe të qeshura mes Bashës

Në mesin e tensionit nga kriza politike, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk e ka humbur sensin e humorit.

Ndërsa po prononcohej për gazetarët nga selia blu lidhur me aksionin opozitar të radhës, Bashës i tërhoqi vëmendjen mikrofoni i njërit prej gazetarëve që dridhej, kjo për shkak edhe të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Ky moment kaloi mes të qeshurave dhe batutave mes Bashës dhe gazetarëve.


EMISIONET