Jemi mësuar ta shikojnë teksa shpallet kampion në ring. Por legjenda e boksit botëror, Mike Tyson është një kampion edhe në një tjetër disiplinë. Tyson ka zbuluar se konsumon rreth 40 mijë dollarë në muaj marijuanë, duke treguar edhe njëherë lidhjen e tij të ngushtë me drogërat.

"Po, ne konsumojmë më shumë se 40 mijë dollarë në muaj. Marijuana për ne është formë relaksi por edhe medicinale. "-pohoi Tyson.

53 vjeçari është i njohur si konsumator i madh i marijuanës. Ai nisi biznesin e shitjes së kanabisit pasi droga u legalizua në Kaliforni. Ish-kampioni bleu një fermë kanabisi 40 hektarë pranë Luginës së Vdekje. Nga ky biznes, Tyson zbuloi se fiton rreth 500,000 dollarë, të cilën e shpërndanë në Nevada dhe Kaliforni.

/Ora News.tv/