Ish kampioni i boksit, Mike Tyson ka hyrë në tregtinë e marijuanës duke hapur femrën e tij të kanabisit në Kaliforni.

51-vjeçari ka blerë 16 hektarë tokë në Kaliforni për ta kultivimin e drogës. Pas legalizimit të marijuanës në këtë vend, Tyson ka vendosur të shfrytëzojë rastin.

Ferma do të quhet 'Ranch Tyson'. Legjenda e boksit gjithashtu do të hapë shkollën e vet për të mësuar fermerët dhe zhvilluar aftësitë e tyre, e quajtur 'Shkolla e Kultivimit të Tyson'.

Zona do të ketë amfiteatrin e vet, e kompletuar me një kamping luksoz dhe kabina qëndrimi.

Tyson ka lidhur me partneritet me bizesmenët Jay Strommen dhe Robert Hickman si edhe ka mbështetjen e plotë të kryetarëve të bashkive të qytetit Jennifer Wood.

Marijuana mjekësore është legalizuar në shtetin e Kalifornisë dhe ferma e Tyson do të kërkojë të kryejë kërkime për të ndihmuar në zhvillimin e përfitimeve mjekësore.

/Ora News.tv/