Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna Ndout

Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna Ndout

Sonte në Kishën e Shna Ndout në Laç kulmon pelegrinazhi i 13 të martave.

Rituali fetar ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit, kulmon në orën 24:00 dhe vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme, në 13 qershor.

Numri i pelegrinëve është mjaft i lartë dhe vijon të rritet, ndërkohë ka edhe nga ata që kalojnë natën në këtë Kishë.

Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi.  

EMISIONET