Mijëra paund 'fluturojnë' nga bankomati

Mijëra paund 'fluturuan' nga një bankomat në Londër. Ndërsa çanta e një klienti u mbush plot me para.

Klienti, që donte të tërhiqte paratë nga një ATM, u ndihmua nga policët për të përballuar ortekun e madh të parave.

ATM-ja e bitcon ishte instaluar në një stacion metroje në Londër.

Në vetëm pak sekonda, pasi një klient u afrua tek bankomati me çantë për të tërhequr para,dyshemeja u mbush me kartëmonedha 20 paundëshe.

Për të shmangur marrjen e kartëmonedhave nga kalimtarët, policët rrethuan ATM ndërsa klienti u përpoq të mblidhte paratë.

Kompania e ATM-s tha se incidenti ndodhi për shkak se shuma e tërhequr ishte shumë e lartë.





EMISIONET