"Mifoli" godet në Vlorë, sekuestrohet drogë, armë e municione

"Mifoli" godet në Vlorë, sekuestrohet drogë, armë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër për kultivim të lëndëve narkotike.

Operacioni i Koduar "Mifoli"  çoi në arrestimin e shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike  kanë konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

• një armë zjarri automatik

• 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për "Shpërdorim detyre" shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Edhe policia e Fierit njoftoi se ka evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Vreshtaz, Njësia Administrative Cakran.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M, 45 vjeç, pasi në stanin e tij në fshatin Vreshtaz, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Kanabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

EMISIONET