Microsoft ka mundur Apple duke u renditur si kompania me vlerë më të madhe në botë, duke rimarrë vendin e parë pas më shumë se 15 vjetësh.

Gjigandi i softuer arriti të premten me një vlerë tregu prej më shumë se 851 miliardë dollarë krahasuar me 847 miliardë dollarë të Apple.

Të dy firmat e mëdha kanë konkurruar për vendin e parë gjatë gjithë javës.

Por iPhone, që ka pësuar rënie të çmimit të aksioneve gjatë javëve të fundit, më në fund humbi kryesimin.

Të premten, aksionet e Microsoft fituan më shumë se 0.6% duke u mbyllur me 110.89 dollarë, ndërsa aksionet e Apple shkuan rreth 0.5% dhe u mbyllën me 178.60 dollarë.

Aksionet e Apple kanë rënë pothuajse 25% që nga tetori, mes shqetësimeve rreth ngadalësimit të kërkesës së konsumatorëve për telefonat dhe mundësisë së vendosjes së tarifave shtesë të SHBA për mallrat e prodhuara në Kinë.

/Ora News.tv/