"Michael Jackson abuzoi me ne qindra herë"

"Michael Jackson abuzoi me ne qindra herë"

Në një intervistë për BBC, dy burra kanë pohuar se janë abuzuar nga Michael Jackson qindra herë.

Wade Robson tha se këngëtari abuzoi seksualisht me të nga mosha 7 vjeçare dhe u përpoq ta përdhunonte kur ishte 14 vjeç.

Gjithashtu James Safechuck tha se Mbreti i Popit abuzoi seksualisht me të nga mosha  10 deri në 14 vjeç.

Familja e Jackson thotë se nuk ka asnjë dëshmi që provon pretendimet e tyre.

36-vjeçari Robson dhe 40-vjeçari Safechuck folën gjithashtu në dokumentarin për Michael Jackson, "Leaving Neverland".

Të pyetur sesa herë kishte ndodhur abuzimi, ata u shprehën qindra herë.

Robson tha: "Sa herë që isha me të, sa herë që qëndroja me të, ai abuzonte me mua."

Ai u shpreh se këngëtari e përkëdhelte, i prekte trupin dhe e detyronte ta shikonte ndërsa kryente akte seksuale.

Dhe pastaj, kur ishte 14 vjeç, Jackson sipas tij u përpoq ta përdhunonte.

Sipas Robson, Michael e kishte bërë të mendonte se ata 'e donin njëri-tjetrin dhe kjo isha mënyra sesi ia tregonin dashurinë e tyre."

"E gjithë kjo ishte e tmerrshme për mua,"-tha ai.

Ndërsa Safechuck tha se abuzimi i tij filloi kur Jackson e mësonte sesi të kryente akte seksuale kur ishte vetëm 10 vjeç.

Më pas, sipas tij, kjo u pasua nga abuzimi dhe akte të tjera seksuale.



EMISIONET