Meta vlerësohet me çmimin "Politikani ndërkombëtar i vitit 2018"

Meta vlerësohet me çmimin "Politikani ndërkombëtar i

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u vlerësua dje me çmimin "Politikani ndërkombëtar i vitit 2018" nga Fondacioni “Foedus”.

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin "Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë".

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  "Foedus", z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin "Foedus" për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se: "Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet "Një dhuratë për një buzëqeshje" ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T'ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje".

Çmimi i Fondacionit "Foedus" iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

EMISIONET