Meta: Vendimi i Holandës për rikthimin e vizave, kambanë alarmi

Meta: Vendimi i Holandës për rikthimin e vizave, kambanë alarmi

Kreu i shtetit, Ilir Meta thotë se vendimi i Parlamentit të Holandëz për t'i kërkuar qeverisë rikthimin e vizave për Shqipërinë është një kambanë alarmit.

Presidenti tha se duhet të japim më shumë mesazhe të forta për luftën kundër krimit të organizuar.

"Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë. Në dijeninë time nuk ka ndodhur që më parë të kemi një mocion të tillë për një vend tjetër të paktën të rajonit tonë. Është një kambanë alarmi për të gjithë ne për të reflektuar në mënyrë që të japim mesazhe më të forta në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar që është një shqetësim jo vetëm për Holandën por edhe për disa vende të tjera të BE. Duhet të punojmë sa më ngushtë me Komisionin Evropian, me vendet e tjera që mos kemi një rast tjetër si  rasti i Holandës që do të krijonte perceptim negativ për vendin tonë. Ky hap na kujton që janë disa arritje që nuk janë  të dhëna njëherë e përgjithmonë, mund të cënohen në rast se ne nuk respektojmë detyrimet tona dhe unë shpresoj se kjo nuk do të shkojë më tej drejt akteve të tjera që mund të cënonin liberalizimin e vizave", tha Meta në  emisionin ‘Përballë’, me gazetarin Lutfi Dervishi.

EMISIONET