Meta uron vitin e ri me Amelian në spital

Presidenti Ilir Meta ka shkuar pranë Pediatrisë në QSUT duke takuar nga afër Amelian nga Fieri, e cila e kalon natën e ndërrimit të viteve në spital.

Meta: Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: "Gëzuar Vitin e ri 2018"!

Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!

Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot.


EMISIONET