Presidenti Ilir Meta përcolli urimin për 7 marsin nga shkolla "Fan Noli" në kryeqytet.

 Kreu i Shtetit apeloi për një bashkëpunim më të fortë mes shkollës dhe familjes, pasi siç tha ai, “shkolla sot është e ekspozuar ndaj disa fenomeneve, që mund të parandalohen duke pasur një bashkëpunim më të mirë shkollë-familje”.

Meta: Është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më të fortë midis shkollës dhe familjes, siç edhe ka qenë në të kaluarën. Duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ka në edukimin e  fëmijëve ne si shoqëri do të forcohemi dhe fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin më shpejt dhe më përpara standarteve që të gjithë i dëshirojmë dhe i ëndërrojmë. Kjo mund të bëhet vetëm me dije dhe duke edukuar vlera të larta morale, shoqërore dhe atdhetare.

Meta ndërkohë vlerësoi edhe shkollën "Fan Noli", që sipas tij vijon të ruajë traditën e nivelit të lartë të mësimdhënies.

Meta: Emocion i fortë sepse jo vetëm janë kujtime të mrekullueshme por në rradhë të parë është një mirënjohje ndaj atyre mësueseve dhe mësuesve të mrekullueshëm që kemi pasur një pjesë e së cilës kanë ardhur sot këtu dhe dua ti falenderoj. Por njëkohësisht dhe për këtë nivel shumë të lartë që shkolla "Fan Noli" ende vazhdon të ketë edhe sot. Falenderoj Drejtoreshën dhe gjithë këtë kolektiv pedagogjik për vazhdimin e asaj tradite të shkëlqyer të kësaj shkolle të mrekullueshme. Dua të theksoj se figura e mësuesit për mua është dyfish e dashur, pasi të dy prindërit e mi kanë qenë mësues. 

Ne foto poshte: Presidenti Meta gjate vizites ne shkollen "Fan Noli" 7 mars 2018, Foto: LSA




/Ora News.tv/