Meta uron 7 Marsin: Nderim mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë

Meta uron 7 Marsin: Nderim mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve

Sot është 7 Marsi, dita e Mësuesit. Urimi i parë për këtë festë ka ardhur nga Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili përmes një postimi në fb, shkruan:

"Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!"

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.



EMISIONET