Meta për Unazën e Re: Të gjendet një zgjidhje e drejtë për banorët e Astirit

Meta për Unazën e Re: Të gjendet një zgjidhje e drejtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkon dialog dhe transparencë mes qytetarëve dhe autoriteteve lidhur me  projektin e Unazës së Re.

Për Kreun e Shtetit, dialogu është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për një vepër publike, teksa kërkoi një zgjidhje të drejtë për banorët e Astirit.

Deklaratat Meta i bëri në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut.

Gazetari: I keni bërë thirrje qeverisë disa ditë më parë që të negociojë, pra të vendosë dialog me banorët e Unazës së Re pas përplasjeve në protesta. Çfarë keni kuptuar më saktë me këtë?

Presidenti Meta: Sepse mendoj që dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën, për investimet e qindra familjeve dhe të banorëve. Në këtë drejtim kam bërë thirrje për transparencë të plotë sa i takon projektit dhe për një dialog....

Gazetari: Transparencë të plotë për financimin e projektit, pra për shumën e projektit, apo dhe për projektin në vetvete?

Presidenti Meta: Transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve të cilat cenohen për shkak të këtij projekti. Të gjendet një zgjidhje e drejtë.

EMISIONET