Presidenti Ilir Meta ka pritur Ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavușoğlű , i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë.

Presidenti nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë  dhe vlerësoi vëmendjen që Presidenti Erdogan i kushton këtij bashkëpunimi.

Meta gjithashtu i shprehu Çavușoğlű mirënjohjen për mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

/Ora News.tv/