Meta: Shqiptarët duhet të punojnë për demokracinë

Meta: Shqiptarët duhet të punojnë për demokracinë

Presidenti Meta është shprehur se shqiptarët duhet të punojnë për demokracinë dhe jo të presin që ajo të vijë.

I gjendur përballë replikës së gazetares Sonila Meço se si mund të punojnë shqiptarët, pasi janë përjashtuar, Meta tha se shqiptarët kanë pranuar të përjashtohen., sepse kanë dorëzuar të drejtat e tyre ditë pas dite

Pjesë nga intervista: 

Presidenti Meta: Më fal tani, ne kemi një objektiv, jemi anëtarë të NATO-s, të mos harrojmë që në zemër të  NATO-s është gjithmonë demokracia. Tani duam të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian. Kjo i bashkon të gjithë shqiptarët dhe garanton paqe të qëndrueshme në gjithë rajonin e Ballkanit.

Gazetarja:  Në të gjitha demokracitë se deri më tani situata ka garantuar stabilitetin, në kurriz të demokracisë. Tani presim demokracinë.
Presidenti Meta
: Jo presim! Duhet të punojmë për demokracinë. 

Gazetarja: Duhet të punojmë. Çfarë kanë në dorë më shumë shqiptarët të bëjnë? Janë përjashuar nga pjesëmarrja... 

Presidenti Meta: Kanë pranuar edhe të përjashtohen. I kanë dorëzuar të drejtat e tyre ditë pas dite. Tani është koha të kërkojnë të marrin në dorë fatin e tyre dhe të jenë ata që sundojnë këtu me votën e tyre.

Gazetarja:  Pyetja e fundit: pikën më të fortë dhe më të dobët të trashëgimisë tuaj politike kë do të konsideronit?

Presidenti Meta: Në ç’kuptim?

Gazetarja:  Keni një 30-vjeçar.

Presidenti Meta: E para një herë jemi ende ne fillim që mund të themi si një fillim i ri për të lënë një si trashëgimi.

Gazetarja:  Jo kemi kohë akoma. Dhe me që jemi këtu a e mendoni se mund të bëheni kryeministër nesër? Sërish të riktheheni? Nga Presidenca në...? Çfarë mund të bëheni tjetër pas Presidencës?

Presidenti Meta: Unë kam qenë kryeministër dhe kam përshtypjen që nuk e kam bërë keq për moshën që kam pasur. Për mungesën e eksperiencës që kam pasur. 

Gazetarja:  Do me thënë që mund ta bëni më mirë tani?

Presidenti Meta: Më falni, pra më falni! E thashë edhe më parë që në atë kohë Shqipëria ishte edhe përpara Kroacisë e vendeve te tjera për sa i takon, nuk diskutohet Serbia etj për sa i takon integrimit europian, edhe Malit të Zi...

Gazetarja:  Integrimit europian. Po të kapte atë tren...

Presidenti Meta: Prodi edhe dy-tre fjalë kur isha unë kryeministër stabilitet, stabilitet, dhe ne e dimë se çfarë do me stabilitetin, mos u kthehemi këtyre historive! Ajo që unë jam i lumtur është që unë gjithmonë i kam shërbyer demokracisë në Shqipëri dhe këtë e kam bërë me bindje. Se në demokraci kanë qenë edhe shumë të tjerë të cilët kanë qenë të persekutuar regjimit komunist. Familja ime nuk ka qenë e persekutuar,as e privilegjuar, por ka qënë një familje normale dhe e kam bërë me bindje se kjo ishte rruga e drejtë mendoj unë për vendin tim. Jam shumë mirënjohës demokracisë për çdo gjë që unë kam arritur në jetë. Nuk jam i lodhur me demokracinë, përkundrazi që edhe nëse shqiptarët do të lodhen me demokracinë, do të përfundojnë në tirani. Të marrin të gjithë të lexojnë librin e Prof. Isuf Kalos dhe thotë një gjë të mrekullueshme, unë e kam ndarë edhe në Facebook: Thotë:“Më vonë gjithmonë mendoja, se kolonat ku mbështetejfuqia e atij sistemiishin ato që deklaroheshin nëpër kongrese dhe pleniume: bujqësia, industria, ushtria. Jo thotë! Më vonë e kuptova që dy kollonat që mbështetej ai regjim ishin propaganda dhe hetusia”.Unë i thashë po pse propaganda dhe hetusia? Propaganda tha për ata që kanë qejf të gënjehen, ose pranojnë të gënjehen, bëjnë sikur gënjehen. Hetusia për ata që nuk pranojnë të gënjehen. Kështu që shqiptarët nuk duhet t’i harrojnë ato kohë duhet të reflektojmë, duhet të ruajmë qetësinë, dhe bashkëjetesën me njëri-tjetri. Se në një familje njëri është me një forcë politike tjetri është me një forcë politike dhe komshiu me këtë ose me atë dhe duhet ta ruajmë këtë harmoni, bashkëjetesë demokratike siç kemi ruajtur edhe atë fetare për mrekulli deri tani.

EMISIONET