Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këto ditë të nxehta gushti t'i kalojë në Bjeshkët e Prevallës dhe të Brezovicës.

Duke postuar një video në facebook, Meta shkruan:

"Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës".


/Ora News.tv/