Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është përzgjedhur prej presidentit Ilir Meta si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të 34 kandidatëve që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se pas një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues.

Vitore Tushës, i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese në mars të 2017.

“Bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të zj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.”

Një tjetër pikë në të cilën është mbështetur Kreu i Shtetit për përzgjedhjen është mosangazhimi partiak i saj.

Në vitin 1983, Vitore Tusha është emëruar përmbaruese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

Më pas për disa vite ka ushtruar profesionin e avokates, si dhe të gjyqtares. Në 2008 ajo është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, detyrë që e ushtron deri më sot.

Ndër proceset me të debatueshme ku ajo ka marrë pjesë është ai i refuzimit të kërkesës për lirim të parakohshëm të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, në vitin 1995 kur ajo ishte anëtare e gjykatës së Tiranës.

Në vitin 2009 ajo ishte pjesë e Gjykatës Kushtetuese, kur u rrëzua marrëveshja e detit me Greqinë.

Kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj i mbaron mandati 7 vjeçar në fund të dhjetorit dhe garës së hapur nga presidenca për postin e kryetarit të KLSh-së, iu përgjigjën 34 kandidatë. 

CURRICULUM   VITAE

                                VITORE  TUSHA

  

TË DHËNA PERSONALE: 

Datëlindja:                  26.11.1960
Vendlindja:                 Tiranë

 

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

 1997                            “Doktor”  i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983                   Dega Drejtësi, Fakulteti i  Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979                   Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

 

EKSPERIENCA NË PUNË:

 

2008 - në vazhdim     Gjykata Kushtetuese,  -  Gjyqtare

2004 - 2008                 Dhoma e Avokatisë Tiranë,  - Avokate

1994 - 2001                 Gjykata e Kasacionit, -  Gjyqtare

1992 - 1994                 Gjykata e Rrethit Tiranë, -  Gjyqtare

1990 - 1992                 Dhoma e Avokatisë Tiranë,  - Avokate

1983 - 1990                 Gjykata e Rrethit Tiranë,  - Përmbaruese Gjyqësore              


/Ora News.tv/