Meta pret Fleckenstein: Vetëm reformat e vërteta në drejtësi hapin negociatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2018, 16:32
Gjatë qëndrimit në Tiranë, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
"Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian", shkruan Meta në rrjetet sociale.