Meta pas Samitit: Shqipëria do të mbështesë Kosovën për dialogun me Serbinë

Meta pas Samitit: Shqipëria do të mbështesë Kosovën

Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Deklarata vjen nga Presidenti, Ilir Meta, në përmbyllje të Samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë.

Për Kreun e Shtetit Shqiptar, një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit.

Më herët Presidenti Hashim Thaçi në një prononcim për RTV Ora deklaroi se pa rolin udhëheqës të SHBA nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm e as ndonjë marrëveshje e zbatim.

Hashim Thaçi: Vazhdimisht e theksoj që duhet të ndodhë korrigjimi dhe padrejtësitë historike, që Presheve, Medvegja dhe Bujanovac ti bashkëngjitet territorit të Kosovës, në një proces që do ti përshpejtohet e ardhmja evropiane Serbisë. 

Ndërsa në procesin që është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të BE, mund të them se çdo herë ajo që na ka dhënë shpresë dhe besim për vendimmarrje ka qenë informimi, transparenca dhe mbështetja e plotë për këtë proces. 

Unë kam qenë i tmerruar kur u informova se për Samitin e Berlinit nuk ka pasur informim dhe komunikim me SHBA. Aty ku nuk janë SHBA nuk ka sukses, nuk ka progres, nuk ka siguri as për dialog, as për negociata dhe pas për ndonjë implementim.

EMISIONET