Udhëtimet e presidentit, Meta: Paqja fitohet me mund e sakrifica

Udhëtimet e presidentit, Meta: Paqja fitohet me mund e sakrifica

21 shtatori shënon në të gjithë botën Diten Ndërkombëtare të Paqes. Në këtë ditë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar porosinë e Nënë Terezës që për të promovuar paqen në botë duhet të duash familjen tënde.

 Por Kreu i Shtetit ka dhënë edhe një mesazh të qartë për ata politikanë që rrezikojnë paqen për interesa të ngushta personale

"Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës. Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta. E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!"

Meta bën thirrje për vigjilencë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, bashkëjetesën mes popujve dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

E për të qenë në paqe me transparencën ndaj publikut, Kreu i Shtetit ka sqaruar edhe shpenzimet që ka bërë për udhëtime jashtë vendit që nga data 24 korrik 2017 kur ka marrë detyrën. 

Për 59 vizita shtetërore zyrtare, Kreu i Shtetit ka shpenzuar në total për 141 ditë qëndrimi jashtë vendit rreth 87 679 euro dhe 4260 USD

UDHËTIMET E PRESIDENTIT

 59 vizita shtetërore, zyrtare 

36 udhëtime me avion

26 udhëtime me Business Class 

10 udhëtime me Economic Class 

SHPENZIMET 

Për vitin 2017: 7156 euro   (bileta avioni)

Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)

Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

141 ditë jashtë vendit

Vlera e dietave: 12 600 euro dhe 4260 USD

Akomodimi në hotel 19322 euro

Totali i shpenzimeve 87 679 euro dhe 4260 USD

Kreu i shtetit sqaron se në tre vite të detyrës së tij ka qëndruar vetëm 141 ditë jashtë vendit.

EMISIONET