Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se gjëja më e mirë që ka bërë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur është sondazhi lidhur me besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Sipas Metës në këtë sondazh dilte qartë se 63% e qytetarëve nuk e besonin vettingun, por papritur ky u zhduk nga qarkullimi.

I pyetur nëse do të pranonte të takohej me Soros, Meta tha se nuk kishte asnjë problem për të bashkëpunuar me investitorë të huaj, por nuk do pranonte kurrë të punonte në një projekt për zhbërjen e demokracisë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Për këto frena dua të flas, sepse freksionin e kësaj qeverisje, sipas jush, e kontrollon edhe një rrjet më i madh global. Duam të dëgjojmë deklaratën e Fondacionit për Shoqëri të Hapur e cila u referohet drejtpërdrejt vetëm ju z. Meta...

Presidenti Meta: E kam dëgjuar këtë prononcim. Është prononcim korrekt nga ana e tyre, aq më tepër edhe në raport me qëndrimet e mia publike, të cilat nuk kanë qenë kaq të përmbajtura.

Kuptohet që ato kanë ardhur si rezultat i një akumulimi afatgjatë, prej gati 20 vitesh nga ana ime, për shkak të angazhimit të shumtë prej këtyre strukturave në demonizimin tim, e cila në fakt ka shërbyer për të hapur rrugën për aktorë të tjerë që të bëjnë çfarë të duan në këtë vend.

Ajo që mund të them është se gjëja më e mirë që ka bërë Fondacioni Shoqëria e Hapur këtu është sondazhi lidhur me besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe sidomos përsa i takon vetting-ut, ku dilte qartë, në mos gaboj, që 63% nuk e besonin. Por ky studim, i cili besoj se është transparent menjëherë u zhduk nga qarkullimi.

Gazetarja: Do takoheni?

Presidenti Meta: Zonja Meço unë nuk kam asnjë problempër të bashkëpunuar me çdo investitorë të huaj që do të investojë në Shqipëri, me çdo bamirës që do të ndihmojë për demokracinë, por që të pranoj që të punohet një projekt për zhbërjen e demokracisë në Shqipëri dhe sovranitetin e Shqipërisë unë këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë sesi.

Sepse unë kam lindur i lirë dhe kështu do të vdes. Kjo e para, e dyta sepse më the për frikën; një njeri ka frikë vdes çdo ditë, një njeri që nuk ka frikë vdes vetëm njëherë. Dhe të gjithë do të vdesim një ditë, rëndësi ka që të lëmë një trashëgimi sa më pozitive, politikanët për vendin e tyre, por edhe çdo njeri për familjen e tij dhe për shoqërinë. Ky është dallimi i një njeriu që ka frikë me një që s’ka frikë.

Gazetarja: ...Megjithatë siç thotë Çurçill vetëm në luftë vdes njëherë, në politikë mund të vdesësh më shumë se njëherë....

Presidenti Meta: Kjo është tjetër histori, flasim për në jetën e përditshme.

Gazetarja: Ju jeni rritur me pluralizmin në Shqipëri, megjithatë ju e pranoni vet, me dëshmitë që po jepni sot, unë po dëgjoj disa gjëra për herë të parë, pavarësisht viteve që kam në gazetari. Megjithatë pyetja vazhdon të jetë e njëjta dhe kam një skepticizëm që e ka dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve; përse i keni dhënë kaq benefite dyshimi ju zoti Rama si përfaqësues i këtij organizimi...

Presidenti Meta: E di, e di. Ju jeni shumë të këndshëm. Kur bëja koalicion me Nanon, me thoshin “ti përkrah Nanon”, pastaj me Berishën më thoshin “ti mban Berishën”, pastaj me Ramën“ti mban Ramën”.

Gazetarja: Dhe i ke mbajtur, keni qenë “Kingmaker”...

Presidenti Meta: Më fal, meqenëse folët për “Kingmaker”, le të flasim dhe për rotacionet. Falë LSI-së u bë, për herë të parë në 2005, rotacion paqësor i pushtetit. Po kështu edhe në 2009 që u bë qeveria LSI-PD, po kështu edhe në 2013 ku LSI u shkëput nga PD, ndërpreu kontratën dhe bëri koalicion me PS. Mendoj se LSI ka ca kusure të vetat, si ish-parti që unë kam drejtuar...

Gazetarja: Që janë tuajat...

Presidenti Meta:...I pranoj unë s’ka problem, por (LSI) ka edhe ca merita dhe kontribute, sepse pa atë forcë politike shqiptarët nuk do merrnin vesh gjë fare se ku ishin dhe çfarë bëhej në këtë vend. Por kjo nuk është më një histori për mua.Askush nuk duhet të mendojë që mendja ime ështëpas tenjë adresë. Unë jam këtu. Ditën që kam vënë dorën mbi Kushtetutë shoh vetëm interesin kombëtar dhe asnjë interes tjetër...

Gazetarja: Më ndaluat te 2013, thatë që bëtë tranzicione të buta, por në 2013 sollët në pushtet një koalicion...

Presidenti Meta: Tani kam një pyetje për ju. Çfarë do të bëja unë nëse populli shqiptar i dha 64 mandate Edi Ramës. Do të bllokoja qeverisjen e vendit?

Gazetarja: Jo ju e bëtë koalicionin më herët...

Presidenti Meta: Më fal, çfarë do të bëja unë kur populli shqiptar i dha PD-së 70 mandate dhe LSI, pavarësisht se i dha shumë më tepër, por i ngelën sa i ngelën për shkak të atyre që ndodhën, unë jam i detyruar të lexojë vullnetin e popullit shqiptar.

Gazetarja: Në 2013 nuk lexuat vullnetin, u prish koalicioni më përpara, u afruat sërish me Edi Ramën, njeriun me të cilin shkëmbyet akuzat më të forta të mundshme...

Presidenti Meta: Koalicioni LSI-PD në atë kohë nuk ishte shumë i natyrshëm, pavarësisht se ishte funksional dhe e vërteta është se edhe shumë veta brenda PD nuk e donin këtë koalicion. Në fakt, jo se nuk donin koalicionin me LSI-në, por ata donin t’i fusnin minat Sali Berishës dhe e shikonin si rrugë që të prishej LSI me PD dhe e bënë këtë punë çështje të tyre. Unë kam qenë shumë korrekt edhe me Berishën në koalicion edhe me Edi Ramën.

Sesi janë tani këto punët e koalicioneve, kjo është një histori që mua nuk më intereson. Unë nuk mund të bllokoja qeverisjen, o do të jap një zgjidhje në interes të qeverisjes ose jo. Të mos harrojmë se në dy vitet e para 2013-2015 u bënë reforma. Pastaj filluam të kalojmë te Ramaforma, ku Ramaforma e vërtetë filloi me kalimin e 70 mandateve deri në 2017. Sepse deri në 2017 ishte me frena qeverisja, në shumë aspekte, tani është pa frena.


/Ora News.tv/