Ne nje interviste per emisionin "Tempora" Presidenti Ilir Meta tregon se cfare nenkupton nga Ramaforma. Meta shprehu shqetesimin për situatën që ndodhet vendi ku po dëmtohen të gjithë bizneset e ndershme, vendas dhe të huaj, që prodhojnë dhe që eksportojnë. Dhe kush po përfiton? "Përfitojnë ata të cilët duan ta përdorin Shqipërinë si lavatriçe"- tha Meta.

Pjese nga intervista

..

Sonila Meço: Ju e quani “Ramaformë”.

Presidenti Meta: Po quani ndryshe! Reformë është kjo! Reforma është kjo! Reformat në Kushtetutë vetëm Komisioni i Venecias i bën. Kaq!

Sonila Meço:: Në qoftë se jemi në këto kushte, cilat janë...?

Presidenti Meta: Ata le të vazhdojnë. Unë nuk kam asnjë problem.

Sonila Meço:: Ajo që u intereson shqiptarëve është drejtësia, është ndëshkueshmëria, vendosja e barazisë para ligjit.

Presidenti Meta: Po, patjetër! Por çfarë po ndodh me Teatrin? Çfarë po ndodh me Unazën e Re? Si mund të ndodhë që të bëhet një tender, që ndahet në tri pjesë, pale që është totalisht i parregullt me letra, etj., etj., dhe kompani konkurrentenë të tria lotet është e njëjta kompani dhe jep ofertën zero? Dhe tenderi u quajt i vlefshëm. Vetëm pasi u bë gjithë ajo zhurmë, gjithë ajo rrëmujë, që dolën ata hallexhinjtë atje...

Sonila Meço:: Që vijojnë atje

Presidenti Meta:A mban njeri përgjegjësi për këto gjëra? Ja pra, kjo është Ramaforma, situata tek Unaza e Re, ku çdo ditë, çdo javë ne kemi qindra njerëz, hallexhinj, sepse unë i kam pasur komshinj, ngaqë kam jetuar ca kohë tek Unaza e Re te shtëpia e prindërve të Monikës, këta shkojnë në burg, këta shkojnë në Polici pse duan të mbrojnë pronat e tyre. Pse kanë paguar taksa, pse kanë qenë në rregull me shtetin, etj., dhe pse kanë denoncuar një korrupsion. Dhe nga ana tjetër, jo peshkaqenët, po as cironkat nuk ka vajtur në burg, as recepsionisti nuk është ndaluar.

Dhe çfarë është Ramaforma? Dritan Zagani rri akoma atje në azil.Pse? Sepsedenoncoi lidhjet e disa të fortëve të cilët u ndaluan në Itali, etj. Ndërsa drejtorët e policisë, që ishin në kërkimpër trafik, vazhdojnë dhe nuk i ndalon njeri fare. Kjo është dhe kjo nuk mund tëfunksionojë. Nuk mund t’i themi popullit shqiptar “prisni edhe pak, prisni edhe ca”, sepse ikën 5 vjet.

Sonila Meço::Por cilat janë pasojat afatgjata zoti Meta? Se ne po shkojmë, do ngrihen nesër këto institucione në këto kushte në vend...

Presidenti Meta:Pasojat janë shumë të mëdha, shikoni se sa shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Më thoni një biznes serioz që ka ardhur në Shqipëri, gjerman, apo norvegjez – jo “Statkraft” që erdhi në kohën e Doktorit të madh – danez, pra një gjë qëvjen në një vend ku ka besim se sundimi i ligjit po përmirësohet, që klima e biznesit po përmirësohet.

Shikoni kursin e euros e nderuar gazetare për të kuptuar këtë lloj Ramaforme, se reforma është këtu në Kushtetutë. Shikoni kursin e euro se si ka ikur. Janë arsye normale? Ka logjikë këtu? Kush po dëmtohet? Po dëmtohen të gjithë bizneset e ndershme, vendas dhe të huaj, që prodhojnë dhe që eksportojnë. Dhe kush po përfiton? Përfitojnë ata të cilët duan ta përdorin Shqipërinë si lavatriçe. Kjo është e vërteta.

Sonila Meço:: E ndjeni që po flisni si politikan apo si President i Republikës?

Presidenti Meta:Unë po flas si President i Republikës në një situatë jo normale. Nëse juve ju duket kjo situatë normale....Po të ishte situatë normale, opozita të ishte në Parlament, Parlamenti të ishte në rregull, Gjykata Kushtetuese të ishte në rregull, edhe unë do të kisha bërë një ceremoni këtu, ndoshta për t’ju dekoruar juve, ose do të prisja ndonjë ambasador, etj. Unë po flas si President në një situatë për të cilën jam i shqetësuar, për vendin tim dhe për të ardhmen e qytetarëve të mi. Kaq, nuk kam asnjë shqetësim tjetër.

Unë shqetësim kam vetëm drejtësinë kombëtare, ajo është e pamëshirshme mbi çdo politikan.....



/Ora News.tv/