I gjendur në Kosovë në kuadër të festimeve të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, presidenti Ilir Meta shprehet i lumtur për pjesëmarrjen në Kosovë.

“Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit”,- shkruan Meta.

Meta citon presidentin Bill Clinton teksa shkruan se “ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t'u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona”.


/Ora News.tv/