140 vjet Lidhja e Prizrenit, Meta: Përfaqëson aspiratat e shqiptarëve për prosperitet

140 vjet Lidhja e Prizrenit, Meta: Përfaqëson aspiratat e

Në ceremoninë e 140 vjetorit të përkujtimit, Presidenti Ilir Meta tha se Lidhja e Prizrenit qëndron në themel të aspiratave të shqiptarëve. Meta theksoi se mesazhi i Lidhjes së Prizrenit duhet të kujtohet edhe në këtë kohë.

Meta: Në historinë e popullit shqiptar sa më shumë kohë do të kalonte aq më shumë do të lartësohej Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe do të kuptohej mesazhi i saj frymëzues përgjithmonë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot e gjithë ditën në përpjekjet e mëdha të mbarë shqiptarëve për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit Evropian dhe Euro-Atlantik.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lidhja e prizrenit mëson se shqiptarët duhet të punojnë për ditën e vësjtirë, dhe për këtë duhet të punojnë edhe udhëheqësit e sotëm.

Haradinaj: Popujt duhet të punojnë për ditë të vështira. Shqiptarët duhet të punojnë për ditë të vështira. Edhe sot edhe për mot duhet të punojnë për një ditë të tillë, edhe në atë ditë duhet të jemi të gjithë aty të japim provimin tonë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa përmendi arritjet e kombit shqiptar tha se e ardhmja është në dorën tonë.

Veseli: Shqiptarët po përparojnë, Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka bërë përparimin të mëdha në drejtim të integrimit europian. Ndërsa Kosova në  dekadën e parë të pavarësisë ka shënuar hapa historik në konsolidimin e shtetit dhe po punon në axhendën e saj euroatlantike. E ardhmja jonë është në duart tona. Ne jemi krenar që jemi pasardhës të burrave të Lidhjes së Prizrenit.

Gjatë ceremonisë u regjistrua edhe një incident, në të cilin kryeministri Ramush Haradinaj largoi me forcë një zonjë që donte të merrte fjalën jashtë programit që ishte parashikuar.

EMISIONET