Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët tha se shqiptarët do ta kërkojnë Kushtetutën e 1998, votuar me Komisionin e Venecias dhe nuk kanë për ta gjetur.

Ilir Meta: Nuk janë ata si politikanë që tjetër thonë sot, tjetër bëjnë nesër për të marrë 2 vota këtu dhe 3 vota aty. Nuk janë as si diplomatë të caktuar që flasin pa përgjegjësi, që ikin nesër, lënë pasojat e tyre këtu dhe vazhdojnë me punët e tyre. Ata në çdo akt që marrin vendosin një precedent, i cili është referencë edhe për vendet e tjera që prodhojnë pasoja të rëndësishme për institucionet, demokracinë dhe vetë institucionin e këtij komisioni. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar. Në '98 Kushtetutën që bëmë ne, që ishte kushtetutë e jashtëzakonshme do ta kërkojnë shqiptarët dhe vështirë ta gjejnë më, e bëmë me Komisionin e Venecias. E bëmë për të parandaluar rëshkitjen në autoritarizëm për shkak të '96, '97. Të evitohet një situatë e tillë.

Këtë kushtetutë e votoi populli shqiptar dhe ishte historike, nga '98 deri në prill të 2008. Ju e dini si ndryshoi ajo. Brenda natës. as u pyet Venecia, as u pyet populli që e kishte votuar, Aty me ca duartrokitje ambasadorësh edhe atëherë u bë kjo. Dhe ja ku jemi sot. Edhe reformën në drejtësi me Venecian e bëmë. U lodhën ata profesorë. Hajde këtu, shko andej e bënë ata me merakun më të madh, reforma si të mos kapej drejtësia. Dhe bëri mirë Kuvendi që e ftoi për këtë çështje sepse për këtë situatë, kuptohet në kontekstin e vet është edhe shprehjeje e një krize kushtetuese, institucionale të vendit.


/Ora News.tv/