Meta: Kriza mund të evitohej por palët deshën të tregojnë forcën, konfrontimi i pafalshëm

Meta: Kriza mund të evitohej por palët deshën të

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se djegia e mandateve parlamentare në bllok nga opozita ishte një vendim i gabuar. Beteja politike, thotë Meta, duhet të zhvillohet  brenda institucioneve, pavarësisht problemeve që ato kanë.

Presidenti thotë se kriza politike mund të ishte evituar, por dëshira për të treguar forcë secila palë më tjetrën na ka sjellë në këtë përshkallëzim të krizës.

Meta shpreson në një reflektim të palëve sa nuk është vonë, në mënyrë që të mos shkojmë drejt një konfrontimi që do të ishte tërësisht i pafalshëm për të gjithë.

 Deklaratat Meta i bëri në emisionin "Përballë" me gazetarin Lutfi Dervishi.

Presidenti Meta: Duhet të keni parasysh që qëndrimi im, jo kundër djegies së mandateve që gjithmonë më është dukur një marrëzi, mund ta them pa frikë këtë gjë, por edhe ndaj bojkotit ka qenë gjithmonë që bojkoti është për të dhënë një mesazh, mund të ikësh në një seancë ku shkelet një e drejtë apo do të japësh një qëndrim që do të tërheqësh vëmendjen e opinionit, por nuk është një zgjidhje, pasi duke mos pasur iluzione dhe duke mos kërkuar standardet e demokracisë daneze, pasi kjo është dhe çështje kulture e tradite, besoj se edhe pse Parlamenti ynë apo institucionet tona kanë mangësitë e tyre, rruga më e mirë është të punosh brenda institucioneve për t’i përmirësuar ato. Ashtu sikurse mund të punosh edhe jashtë tyre përmes protestave duke ushtuar presion apo ndikim në mënyrë që ato të jenë në lartësinë e duhur që kërkon Kushtetuta, ligji, interesi kombëtar dhe publik. 

Pra, nuk kam qenë dakord me këtë qasje, ashtu sikur se kam qenë gjithmonë i bindur që mazhoranca duhet të bënte përpjekje shumë më të mëdha për dialogun me opozitën, për tu bashkërenduar me të për shumë çështje të rëndësishme, sidomos ato të integrimit europian, sepse duhet paraqitur duhet demonstruar si një interes kombëtar, po këtë gjë nuk e kemi vënë re. Mua më vjen keq për këtë situatë sepse ka qenë tërësisht e evitueshme. Por dëshira për të treguar forcë secila palë më tjetrën na ka sjellë në këtë përshkallëzim të krizës. 

Shpresoj të jemi ende në kohë që të mos shkojmë drejt një konfrontimi që do të ishte tërësisht i pafalshëm për të gjithë. Siç e kam theksuar dhe më parë të gjithë duhet të kemi nxjerr mësime nga ‘96-’97 dhe nuk do të rrezikojmë arritjet e vendit që nga ajo kohë e deri më tani, përfshirë edhe liberalizmin e vizave dhe shumë arritjeve të tjera. Në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në normalitet kushtetues, institucional, demokratik, sepse ky është vendi i të gjithë neve dhe nuk mund të ecim me logjikën e përjashtimit.

Lutfi Dervishi: Nëse një i huaj, p.sh si z. Palmer që vizitoi Shqipërinë, do të kuptojë se çfarë është kjo krizë dhe ju kërkon një shpjegim, ju si i përgjigjeni?

Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh se ne jemi këtu ku jemi me arritjet dhe mangësitë tona, falë përkrahjes së partnerëve, të cilët janë pjesë e arritjeve tona, të cilët janë pjesë edhe e mangësive...

Lutfi Dervishi: D.m.th ka autorësi të huaj edhe në dështime tona?

Presidenti Meta: Nuk ishte ky qëllimi, por dua të them se nuk duhet të mbivlerësojmë faktorin ndërkombëtar, aq më tepër tani pas tre dekadash. Sepse faktori ndërkombëtar ka dhe punë të tjera, ka kriza më të forta, ka konflikte më të ashpra...

Lutfi Dervishi: Ju keni thënë demokracia nuk vjen as nga SHBA dhe as nga Brukseli, të gjithë do pajtohen me atë demokraci që do pranojnë njerëzit këtu. D.m.th ku dallon demokracia jonë nga ajo e vendeve që na kanë mbështetur?

Presidenti Meta: Demokracia jonë është e re dhe si e re është e rrezikuar për t’u kthyer atje ku ishte dhe sikurse e shpjeguam deri tani, aq sa patëm mundësi, ne....

Presidenti Meta: Në qoftë se shohim dy e vite e ca vërejmë se zbatimi ka qenë tërësisht i njëanshëm, dhe ka qenë i orientuar drejt emrave dhe standardeve. Standardeve kushtetuese, standardeve të përcaktuara në shtatë ligjet e reformës, dhe në tërësi në gjithë atë rrjedhë dhe logjikë që duhet të ecte ky proces.

EMISIONET