Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk e ndalin por kanë ashpërsuar gjuhën komunikimit mes tyre nga dita kur kreu i shtetit refuzoi të dekretojë Gent Cakaj në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

 Si përgjigje ndaj deklaratave që Rama bëri mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë" kreu i shtetit u përgjigj sot përmes një postimi në facebook  duke thënë se ministria e Jashtme nuk ishte autoshkollë për ndryshimin e kufijve, duke lënë të kuptohet se Rama po tenton një gjë të tillë.

"Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së."

Nuk kaloi shumë dhe Rama iu përgjigj përmes një statusi në Twitter për të paralajmëruar se zgjidhjen do ta jepte gjykata e re Kushtetuese, nderkohe që kjo aktualisht është inekzistente dhe vetëm me një anëtar nga 9 që duhet të jenë gjithsej.

"Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet" shkruan ne twitter.

Me vone reagoi dhe zedhenesi i presidences shkruan: "Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!"

Një ditë më parë presidenti i kërkoi Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për mënyrën si kandiadit për ministër të jashtëm mori nga DSIK certifikatën e sigurisë brenda 24 orësh.

Rama ishte i ftuar  mbreme në Zonë e Lirë dhe i pyetur se pse nuk e shkarkon  Presidentin Meta, Rama u shpreh se shkarkimi i tij kërkon një shumicë të  cilësuar në Kuvend.

Edi Rama: Meten, e kam zgjedhur president në një kontekst dhe ja ku e keni sot një president që ka tejkaluar me mal e kodra Bujar Nishanin. Genc Cakaj eshte 1 mije here me i ditur se Meta.

/Ora News.tv/