Meta i pashqetësuar: Deri në 24 korrik 2022 do jem kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës

Meta i pashqetësuar: Deri në 24 korrik 2022 do jem

Teksa përshkoi rrugën drejt Kryesisë së Kuvendit për të zënë vend në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta u shfaq i pashqetësuar për nismën e mazhorancës.

I bindur në të gjitha veprimet e ndërmara prej tij, Meta deklaroi se deri në 24 korrik 2022, kohë edhe kur i mbaron mandati, presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

Meta: Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t'iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës.

EMISIONET