Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën dhënë për emisionin “Tempora”u shpreh se e di mirë rrugën e integrimit të Shqiprisë në BE, kjo për shkak të posteve të rëndësishme që ka mbajtur në të shkuarën.

Meta tha se nëse nuk reflrktojmë në këtoditë që na kanë mbetur mund të marrim n qafë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila synon integrimin euroian.

Pjesë nga intervista: 

Sonila Meço:  Ju më sollët në një pikë në fakt dy ditë ka ndodhur diçka. Janë dy raporte, dy artikuj që janë publikuar nga “Financial Times” dhe nga “World Politic Reviews”. Të dyja flasin për një problem të qasjes së politikës së jashtme të administratës Trump në përgjithësi, duke përmendur edhe emrat e Pompeos apo Boltonit e kështu me radhë, të cilët për hir të një kaosi le të themi të politikës së jashtme, qoftë me emërimet e papërfunduar në këtë administratë, qoftë për shkak të interesave dhe sidomos aktualisht në konfliktin me Iranin kanë “çeduar” le të themi në stabilitetin e Shqipërisë në nivelin e saj demokratik, duke vendosur si primare interesin që SHBA-të kanë me pritjen që Shqipëria u ka bërë muxhahedinëve...

Presidenti Meta: Unë mendoj se të gjitha këto janë më shumë përralla, sepse pritja që Shqipëria u ka bërë muxhahedinëve ka nisur që në kohën e Berishës dhe kjo nuk është një favor që po ua bën dikush, ky është një detyrim i një vendi që vuajtur për lirinë ndaj një organizate të caktuar. Në rast se dikush e keqpërdor që thotë se këto po e mbaj unë se po vijnë këta të tjerët do t’i heqin, etj., këto janë mashtrime

Sonila Meço: : A jemi duke paguar çmimin e një destabiliteti në emër të një interesi të tillë? Si mendoni ju si President i Republikës?

Presidenti Meta: Ne po paguajmë sot çmimin e një klientelizmi ndërkombëtar dhe të një Rilindjeje shqiptare, por jo vetëm, edhe ndërkombëtare. Ndërkohë që unë jam i vendosur që Shqipëria të jetë një vend i përgjegjshëm, i sundimit të ligjit edhe i mbrojtjes së vlerave të NATO-s, por njëkohësisht edhe një vend që të ecë i sigurt në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, sepse kjo është politika zyrtare e SHBA-ve. Pra, mbështesin anëtarësimin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Dhe unë e di shumë mirë se cila është rruga dhe mënyra që ndihmon Shqipërinë të anëtarësohet në BE. Sepse jam President i Republikës, kam qenë Kryetar i Kuvendit, kam qenë Kryeministër dhe mos harroni, që kur unë kam qenë Kryeministër, Shqipëria ka qenë përpara Kroacisë dhe vendeve të tjera sa i takon procesit të integrimit evropian. Sot mund të marrim në qafë edhe Maqedoninë e Veriut nëse nuk reflektojmë në ditët në vijim.

Unë në raport me SHBA-të jam politikani më korrekt në Shqipëri.Amerika është shumë e madhe, ndonjëherë edhe vetë amerikanët nuk e njohin sesa e madhe dhe sa e thellë është në kuptimin e mirë të soliditetit, të vlerave të lirisë, të demokracisë dhe vlerave të sundimit të ligjit.

/Ora News.tv/