Meta do të takojë aleatët e PD-se

Meta do të takojë aleatët e PD-se

Presidenti Ilir Meta do të takojë partitë e vogla. Takimi pritet të mbahet të martën në orën 11:00 dhe vjen pas kërkesës së këtyre partive për një tryezë.

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, zhvilluan dje një takim me ambasadorin europian në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas takimit me Sorecen Mediu tha: Ne do ti kërkojmë Presidentit të Republikës që të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Çdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Soreca dhe të gjithë janë në mbështetje të dialogut.

Moszgjetja e një dialogu mes dy palëve, ka sjellë intensifikimin e përpjekjeve të ndërkombëtarëve, por këtë radhë me aleatët e PD. Gjatë ditës së premte ambasadori i BE-së ka takuar në selinë e LSI-së Monika Kryemadhi me fokus zgjidhja e situatës me anë të dialogut. Nuk dihet ende nëse pas këtij takimi edhe LSI do të jetë pjesë e tryezës së Presidentit.

Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ ka përfunduar me 23 Prill, por pak ditë më parë ambasadori i OSBE, i pyetur nga mediat, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tij çfarë mund të zgjidhet nëse nuk ka dialog mes dy palëve.

Më herët kreu i shteti u ka bërë thirrje partive që të tërhiqen nga sjellja konfliktuale dhe të dialogojnë në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e kthyer në pengesë në hapjen e negociatave të integrimit.

Zgjidhja e krizës politike "në dorë" të Metës, partitë e vogla do ti kërkojnë thirrjen e një tryeze

EMISIONET