Meta: Diplomacia të jetë larg ndikimit politik të ditës

Meta: Diplomacia të jetë larg ndikimit politik të ditës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës.

Deklarata e tij u bë gjatë një takimi që kreu i shtetit pati me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, te kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, të themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimi me institucionin e Presidencës, në funksion të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Krijimi i këtij Këshilli, tha Presidenti Meta, është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikes se jashtme.

Prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të diplomacisë dhe marrëdhenieve ndërkombetarë është garanci për afirmimin e Këshillit të Ambasadorëve si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.

Presidenti u shpreh gjithashtu se politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës, e maturuar dhe e përqëndruar në interesat e qëndrueshme kombëtare, si dhe të ndërtohet mbi besueshmërinë afatgjatë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë.

EMISIONET