Meta: Bindja Demokratike u regjistrua përtej afateve ligjore për zgjedhjet

Meta: Bindja Demokratike u regjistrua përtej afateve ligjore për

Në konferencën e jashtëzakonshme, Presidenti i Republikës Ilir Meta përreth 40 minuta para gazetarëve shpjegoi se anulimi i datës së zgjedhjeve vendore është zgjidhja emergjente për të shmangur destabilitetin e vendit.

Ilir Meta nuk la pa përmendur edhe regjistrimin e Bindjes Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore.

Ilir Meta: Referuar parimeve kushtetuese dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë qytetarëve iu cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkurron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurrohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ-së përtej afateve ligjore.

Kjo gjë tregon qartë se, ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është një element shtesë që provon faktin se standardet demokratike të kërkuara për plotësim jo vetëm që nuk mund të përmbushen, por po shkelen në mënyrë flagrante.

Kreu i Shtetit garantoi qytetarët se nuk do të krijohet vakuum ligjor me shtyerjen e zgjedhjeve pasi sipas tij ato të vijojnë të marrin shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore.

Ilir Meta: Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. Kjo nënkupton, se qytetarëve shqiptarë iu sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore. 

Pra, referuar këtyre dy dispozitave rezulton e parashikuar me ligj se nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore, që priten të zhvillohen në një datë të mëvonshme.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta Për Anulimin e 30 Qershorit

EMISIONET