Presidenti Ilir Meta ka bërë sot homazhe në nderim të tenorit të mirënjohur Gaqo Çako.

‘Mjeshtri i Kombit’ u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës (1 korrik) në moshën 83-vjeçare.

Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të tij dhe vendosi një kurorë me lule në repekt të tenorit.

“Kënga, kontributi, talenti i tij dhe dashuria me të cilën ai këndoi për publikun dhe për popullin tonë janë të përjetshme dhe kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë frymëzuese për artistët më të rinj dhe njëkohësisht do të jetë gjithmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë.

Është një artist i përmasave të jashtëzakonshme, por njëkohësisht dhe trashëgimia që ai po lë është e jashtëzakonshme dhe jam i sigurt që kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë e gjallë,”-tha ai pas homazheve.


/Ora News.tv/