Meta: Basha e Rama po të më kishin dëgjuar edhe vendi do ishte shumë mirë

Meta: Basha e Rama po të më kishin dëgjuar edhe vendi do ishte

Presidenti Ilir Meta deklaron se është shumë I pakënaqur me opozitën dhe se po të kishte dëgjuar edhe vendi do ishte shumë mirë.

"Objektivi im ka qenë zgjedhje gjithëpërfshirëse. Realizimi i zgjedhjeve pa opozitën ishte çmenduri. Opozita po të më kishte dëgjuar mua do të ishte shumë mirë për të dhe shumë më mirë për vendin. Edhe Rama po të më kishte dëgjuar mua do të ishte shumë mirë për të dhe shumë më mirë për vendin.

Jam shumë i pakënaqur nga opozita. E para për lënien e mandateve. E kam paralajmëruar para një viti që kur është hedhur si ide për herë të parë. E kam paralajmëruar që kjo ide ishte e gabuar.  U kam thënë se të mos mendoni se po ta bëni ju do ngelet dikush në Bruksel pa gjumë. Kështu ndodhi. Veprimi I opozitës ishte shumë i fortë dhe paprecedentë. Opozita nuk më ka dëgjuar për reformën në drejtësi. Jemi këtu ku jemi për shkak të zbatimit të njëanshëm të reformës në drejtësi dhe tek shkatërrimi I besimit, mënyra e respektimit të Kushtetutës. Opozita duhej të kishte dalë me një platformë të saj."

Deklarata e Presidentit u be sot në mbrëmje gjate intervistes perballe  ‘Çim Peka Live’ në Syri TV  

 
 

EMISIONET