Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë me gazetarët i ftoi të gjithë që të merren më së shumti me 18 tetorin si datë për çeljen e negociatave, sesa me 11 tetorin.

Presidenti thekson se çdo përpjekje për të krijuar një datë si fokus propagande është për fat të keq  një lëvizje dëshpëruese dhe bëhet për të shmangur 18 tetorin.

Ilir Meta: Qytetarët shqiptarë e dinë shumë mirë që Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të Kushtetutës. Përkundrazi ka qenë shembulli i mbrojtjes së Kushtetutës dhe parimeve të saj. Por kuptohet që çdo përpjekje për të krijuar një datë si fokus propagande është për fat të keq  një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi përpara, që është 18 tetori. Prandaj unë i ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhen. Dhe sidomos media të mos bjerë viktimë e kësaj propagande sepse Presidenti në 11 tetor është i gatshëm të shkojë në Komision të Venencias. Por të merren të gjithë me 18 tetorin, se çdo të bëhet në 18 tetor me Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

/Ora News.tv/