Ylli i Barcelonës, Lionel Messi u zgjodh sot si Futbollisti më i mirë i Botës në vitin 2017, sipas sonmdazhit të realizuar çdo vit nga gazeta Marca në Madrid.

Performanca individuale ka peshuar më shumë se titujt e fituar.

Të paktën për përdoruesit e MARCA.com, të cilët e kanë votuar Messin si futbollisti më i mirë në botë në vitin 2017, përpara Cristiano Ronaldos, fituesit të Topit të Artë dhe FIFA The Best Aëard.

Debati nëse Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo apo e kundërta ka përfshirë të gjithë njerëzit dhe krahasimi midis tyre është temë e nxehtë për sportdashësit.

/Ora News.tv/