Mesfushori i njohur bën deklaratën shokuese: Zhvillova vizitat mjekësore të Juventus, por ...

Mesfushori i njohur bën deklaratën shokuese: Zhvillova vizitat

Prapaskenat e merkatos janë sa të çuditshme aq edhe qesharake. Një rast i ngjashëm ka ndodhur me mesfushorin belg, Axel Witsel.

30 vjeçari ishte pranë kalimit te Juventus në vitin 2016, madje kishte kryer edhe vizitat mjekësore me bardhezinjtë. Por, edhe pse ishte thuajse një futbollist i "Zonjës së Vjetër", Witsel u rikthye te Zenit St. Petersburg për të kaluar më pas në merkaton e ardhshme te Tianjin Tianhai.

"Kontrata ime me Zenit skadoi dhe unë desha të transferohem në Torino te Juventus. Unë kisha kaluar kontrollin mjekësor dhe në fakt duhej të nënshkruaja kontratën. Prita tërë ditën në zyrë dhe Zenit më tha të kthehesha. Në retrospektivë, kjo ishte ndoshta një kthesë e fatit. Ndoshta nuk ka qenë koha e duhur. ”-zbuloi Witsel për "Goal.com".

Mesfushori belg është pjesë e Borussia Dortmund prej sezonit të shkuar, me të cilët ka shënuar edhe 4 gola.

EMISIONET