Mesazhi prekës i nënës që humbi jetën për Krishtlindje

Një nënë 23-vjeçare që humbi jetën në Ditën e Krishtlindjes, u diagnostikua para një muaji me leucemi dhe bëri një postim prekës në rrjete sociale.

Kirsten Hawskey që adhuronte vajzën e saj 15 muajshe, Penelope kuptoi se ka sëmundjen e leucemisë akute më 27 nëntor.

Në postimin e fundit në Facebook, të bërë në ditën që nisi kimioterapinë, ajo falenderoi familjen dhe miqtë që insistuan se duhet të shkonte te mjeku.

"Të martën u diagnostikova me Leucemi dhe fillova kimioterapinë sot. Kjo nuk është keqardhje për mua sepse nuk jam e tillë, por më shumë kujdes që të mos injoroj simptomën time. Unë nuk shkoj kurrë tek mjekët, kështu që falenderoj zotin për cdo njeri që më shtyu të bëj disa vizita. Unë nuk mund të falenderoj familjen, miqtë dhe kolegët e punës për mbështetjen e tyre javët e fundit. Ndihem më shumë me fat sesa pa fat," - shkruajti ajo më 3 dhjetor.

Sistemi i saj imunitar ra shumë dhe asaj iu vendos një pajisje për ta ndihmuar që të vazhdojë të marrë frymë. Më 25 dhjetor, Kirsten pësoi gjakderdhje në tru dhe familja e saj mori vendimin që të fiknin pajisjen.

Postimi i saj është shpërndarë në rrjete sociale dhe po qarkullojnë mesazhe që askush nuk duhet të evidentojë vizitat me mjekët.

EMISIONET