Mesazhi në Whatsapp burgosi studentin për 5 muaj

Mesazhi në Whatsapp burgosi studentin për 5 muaj

Një student nga India ka kaluar pesë muaj në një burg indian për një mesazh në ËhatsApp që nuk e dërgoi kurrë.

Mediat lokale thanë se 21-vjeçari ishte akuzuar për trazira për shkak të përmbajtjes "të pakëndshme", edhe pse nuk është e qartë se çfarë shkruhej në mesazh.

Policia pohon se ai ishte administrator i grupit WhatsApp, kur u paraqit një ankesë.

Familja e tij argumenton se ai u bë një "admin i parazgjedhur" vetëm pasi administratorët fillestar kishin ikur nga grupi.

BBC ka konfirmuar se ai qëndroi në burg, ndonëse përmbajtja e mesazhit nuk dihej.

EMISIONET