Mes Shqipërisë dhe Italisë, Gëzim Nika zbulon si lindi kënga "Shqipëri o nëna ime"

Mes Shqipërisë dhe Italisë, Gëzim Nika zbulon si lindi

Nëse duhet ti këndojmë Shqipërisë, padyshim që gjëja që e parë që na vjen ndër mend janë vargjet e këngës së Gëzim Nikës, "Shqipëri o nëna ime".

Nuk ka emigrant që mallin për atdheun të mos e nxjerrë me këtë këngë.

I ftuar special në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ai zbuloi për herë të parë se si lindi ideja e kësaj kënge të kënduar shumë vite më parë dhe si teksti i saj u përthith menjëherë nga publiku.

Gëzim Nika: Kjo këngë është kënduar në një festival ndërkombëtar. E kemi filluar në Tropojë, dy ditë pa u nis për festival. Është mbyllur pa u bërë refreni. Kurse gjatë rrugës me traget Durrës-Trieste është krijuar refreni. 

Më thotë Kolë Susa, kompozitori, ishte ora 1 e ditës, shumë nxehtë. I them shkojmë hamë drekë te shtëpia ime dhe kemi në 4 prova. Jo tha, do bëjmë një këngë. O do të qeshin të gjithë me neve, o do të jetë kënga më e bukur shqiptare. Hapi pianon. E bëri atë pjesën "Kur dëgjon zanin e nanës", e shkruajti dhe e futi në xhep.

Pas 3-4 ditësh u nisëm për Durrës. Kur hipëm në traget, merr fizarmonikën Kola dhe duke iu larguar Durrësit bëri pjesën "Shqipëri o nëna ime". Aty ishte një miku jonë, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafai dhe i thotë, na fol me italianët të gjejnë një dhomë se do montojmë një këngë. Më pas shkuam në Zvicër, si do ja vendosim emrin, thamë mërgimtari. 

Nuk isha i sigurtë në këngë se ishte hera e parë që e këndoja në skenë. Një gjë më bëri përshtypje se sa bëra recitativin, kishte shumë njerëz, u ndërpre kënga. U ndërpre me duartrokitje. Ishin pak të cuditshme se filluan: "Parti Enver, Enver Hoxha". Unë rrija si i ngrirë se nuk futesha dot. Dikur u kthyen, Kosovë, Republikë. Dikur hyra dhe thashë "Kam ndërmend ditë e natë".

E cuditshmja është se publiku e kapi refrenin shumë shpejt. E quaj veten me fat që e kam patur për herë të parë.

EMISIONET