Letra e nxënësve të vitit të tretë në gjimnazin "Petro Nini Luarasi" në Tiranë drejtuar mësueses së tyre Oriana Osmani për festën e 7 marsit.

Letra u lexua nga vetë mësuesja në edicionin e lajmeve të Ora News.

Letra e plotë

Shumë e dashur mësuese! 

Erdhi marsi dhe shumë pak momente na ndajnë nga momenti i përfundimit të një rrugëtimi të mrekullueshëm. 

Përpos të gjitha gjërave që ishin prezente në këto 3 vite, nuk mund ta harrojmë njeriun që i dha ngjyrë, dashuri kësaj periudhe ose siç e quani ju gjimnazin, periudhën më të bukur të jetës. 

Sot fesojmë magjinë e të pasurit një mësuese si ju, një mësuese që përveç dijeve asnjëherë nuk u lodh duke na drejtuar denjësisht gjatë një moshe plot probleme si kjo e jona!

Ju që na treguat shembullin e mësueses ideale, plot virtyte e me një zemër plot mirësi. 

E themi me bindje të plotë që jemi nxënësit më fatlum që kemi patur shansin të kemi një mësuese, mike, mama të dytë pranë nesh. 

Ju, shembulli dinjitoz që na frymëzoni në çdo moment me pasionin, fisnikërinë dhe dashurinë tuaj, tashmë në shpirtat tanë ka një përzjerjesh emocionesh mes dhimbjes dhe lumturisë! Dhimbje se pas një viti, në 7 marsin e ardhshëm nuk do të jemi të ulur në banka dhe nuk do tju ndjekim ju me ëndje teksa shpjegoni, dhimbje se do të na mungojë lidhja aq e ngushtë që kemi krijuar me ju dhe lumturi sepse teksa kthejmë kokën pas kemi plot kujtime dhe eksperienca që nuk do të largohen asnjëherë nga mendja jonë, plot këshilla për të na ndihmuar në xhunglën që na rrethon. 

Ajo që i dha jetë e gjallëri kësaj xhungle ishit ju mësuese, ose siç na vjen për mbarë zysh Ori!

Ndaj ka ardhur momenti të përulemi përpara jush në këtë 7 mars të fundit që festojmë së bashku t'ju falenderojmë dhe t'ju shprehim mirënjohje për çka keni bërë këto tri vite!

Ju faleminderit për çdo këshillë, për çdo moment që na keni qëndruar pranë.

Ju faleminderit për përkushtimin, punën tuaj të palodhur...

Ju faleminderit për orët e letërsisë plot pasion, aktivtetet, projektet e pafundme dhe ekskursionet e paharrueshme. 

Ju faleminderit që tejkaluat dimensionit e një mësuesi! 


/Ora News.tv/