Merr me vete në bord pompën e gjirit, personeli i avionit e ofendon

Merr me vete në bord pompën e gjirit, personeli i avionit e ofendon

E poshtëruar nga personeli i kompanisë ajrore sepse, kur u ngjit në bord me foshnjën e saj, donte të merrte me vete çantën ku mbante pompën e gjirit.

Kjo i ndodhi Kelsey Myers-it, në udhëtimin ajror nga Los Angeles në Chicago.

Eksperiencën e hidhur ajo e tregoi menjëherë në mediat amerikane dhe e postoi në Facebook, duke marrë më pas reagimet e kompanisë ajrore e cila kërkonte falje.

Jo vetëm punonjësit e kontrollit i kërkuan të mos e merrte çantën, pasi sipas tyre, nuk hynte në kategorinë e "valixheve në dorë", por edhe e ofenduan me fjalë të rënda.

"Në momentin e kontrollit të valixheve-thotë Kelsey, punonjësi i bën me dije se një valixhe dore, një çantë dhe një tjetër akoma për pompën e gjirit, janë shumë.

Edhe pse, shton ajo, në të vërtetë, rregullorja e aeroportit amerikan e përmban që mund të marrësh me vete ilaçe, apo edhe aparaturën për xjerrjen e qumshtit të gjirit."

Në këto kushte, një eprore e punonjësve të kontrollit, e cila, sipas Myers, nuk pyet se çfarë ka çanta brenda, por i thotë pasagjeres se po thyen rregulloren e kompanisë.

Nëna e re përpiqet t'i shpjegojë se një gjë e tillë është mëse e lejueshme dhe është e pamundur të dërgohen në bagazh aparatura të tilla, ku përveçse mund të thyhen, duhen edhe për vaktin e të voglit.

Përgjigja e zyrtares?

"Sa gjokse ke?"

"Në ato momente mbeta pa fjalë"-thotë Meyer.

"Nuk po thyeja asnjë rregull dhe e dija shumë mirë këtë. Përse duhej të më ofendonte para 50 vetëve?"

Pas shumë kontrolleve, nëna e re, mundi ta merrte me vete aparaturën dhe ta mbante nën sediljen para vetes.

"Nuk është e drejtë - shfryn gruaja - Ato çanta ishin aq të vogla sa të mund të sistemoheshin nën sedilje. Nuk kisha nevojë për asnjë hapësirë më vonë.

Kur hipa në bordin e avionit nisa të qaj. Isha tërësisht e çmeritur nga mënyra e tajtimit".

Pas publikimit të ngjarjes, një zëdhënëse e American Airlines konfirmoi se Myers kishte të gjitha të drejtat të merrte me vete pompën e  gjirit dhe kërkoi falje për incidentin.

EMISIONET