Pas shumë e shumë thashethemesh, më në fund Kylie Jenner ka vendosur ta bëjë publik shtatzaninë e saj.

 Bukuroshja e familjes së njohur Kardashian ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se është bërë nënë e një vajze shumë të shëndetshme në datën 1 shkurt.

Kylie u ka kërkuar falje të gjithëve për të gjithë atë rrëmujë që është bërë nëpër media sepse e di që ndjekësit e saj do donin që ajo ta ndante me ta të gjithë këtë udhëtim 9 mujor, por theksoi se vetë ajo zgjodhi që shtatzëninë e saj mos ta ndante me botën.

Dhe e gjitha kjo për faktin se Kylie donte të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm në jetën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa stres dhe pozitivisht që edhe vajza e saj të rritej e tillë.


/Ora News.tv/